Gruevski: S’kam qenë i keq kurrë me shqiptarët

Pyetja se a do t’ia urojë Zoran Zaevit postin e ri iu do shumë e sikletshme kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevksi, dhe vendosi që të ikë prej kamerave.

U kthye në zyrën e partisë së tij, morri veturën dhe me ndihmën e sigurimit i evitoi gazetarët.

Më shumë se gjysmën e fjalimit të tij, Nikolla Gruevski e përdori për tu lavdëruar për atë që e ka bërë në mandatin e tij, e gjysmën tjetër duke u arsyetuar se politikat e partisë së tij nuk kanë qenë anti-shqiptare. Ai premtoi se do të kthehet shpejtë në pushtet me ndihmën e popullit, por nga fjalimi i tij, nënkuptohet se Gruevksi e ka të qartë se partitë shqiptare e dërguan në opozitë.

“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë për të gjithë qytetarët. Nuk i kemi ndarë maqedonas e shqiptarë, turqit, vllahët, boshnjakët, romët dhe të tjerët. Ajo që dikujt i duhej që të krijojë pikëpamje negativ tek shqiptarët për neve, dhe rrejshëm të na tregoj si nacionalist, sikur dikush që nuk i respekton shqiptarët, ose se jemi kundër tyre, është një sukses afat shkurt”, tha Nikolla Gruevski./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu