Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka bërë të ditur që fushata “Veterani për Veteranin” ka arritur të grumbulloj 47 mijë euro, për shërimin e veteranit të UÇK-së, Jon Harrison.
Çuni ka thënë që kjo është dëshmia më e mirë për falënderimin për kontributin që Harrison ka dhënë për çlirimin e Kosovës.
“Te dashur miq,
Dua te ndajë me ju lajmin se fushata “Veterani për Veteranin” sot është përmbyllur me sukses.
Ndihma prej 47.000 € për shërimin e Jon Harrison-veteranin e UÇK-se ,është dëshmia me e mirë e falënderimit që e kemi ndaj kontributit te tij për çlirimin e Kosovës.
Nga e premtja presim lajme te mira nga Joni dhe mjekët e tij.
Ju falënderoj te gjithëve Juve që morët pjesë në këtë fushatë, duke filluar nga stafi i brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftëtarët e UÇK-se, Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”, pjesëmarrësit ne ankandin e pikturave, mediat televizive, operatorët e telefonisë mobile, estrada, afaristet dhe te gjithë shqiptarët zemër-mire!
Zoti ju bekoftë!” shkruan Anton Çuni.