Grupi mercenar Wagner, një forcë paraushtarake e kontrolluar nga shteti rus, i është kthyer vëmendjes publike botërore. Ka vite që kjo çështje ka qarkulluar nëpër analiza mediatike dhe raporte shtetesh, ku shpeshherë është vënë në pah se në këtë grup ka edhe rekrutë serbë, të cilët thonë se janë veteranë të luftës që nga viti 1990.
Së fundmi, “The Telegraph” e thotë hapur, se nacionalistë serbë po luftojnë në Ukrainë përkrah Rusisë, të shtyrë nga propaganda, armiqësia kundër Perëndimit dhe bindja se mbështetja për Moskën do t’u “kthehet” një ditë në Kosovë.
“Nacionalist serb grupe të organizuara nga Serbia janë duke marr pjesë në forme efektive kundër Ukrainës më palën Ruse dhe ata vazhdimisht kanë shprehu kercenime me video kundër Kosovës kanë pritur që në momente caktuara Serbia edhe ti ndihmoj ata që të hakmerren ndaj Kosovës dhe Bosnjës dhe këtë çështje e kanë shprehur edhe nëpërmjet artikullit të Telegraph” thotë Gurakuç Kuçi, nga instituti Octopus.
E gjithë kjo ndërlidhet drejtpërsëdrejti me Ballkanin, vë në pah eksperti i sigurisë, Gurakuq Kuqi, duke nënvizuar se rekrutimet ndodhin përmes platformave të ndryshme, ku Rusia paraqitet si mbrojtëse, NATO si armik, ndërsa dhuna romantizohet. Pjesëtarë të Wagnerit janë vërejtur edhe në veri të Kosovës, veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve të shtuara, mes viteve 2022 dhe 2024.
Në vitin 2022, në Serbi u hap edhe një qendër e lidhur me Wagnerin, e paraqitur zyrtarisht si kulturore dhe humanitare. Edhe pse më vonë u mbyll nën presion ndërkombëtar, porosia ishte e qartë dhe rekrutimi vazhdoi: Serbia shihej si terren i përshtatshëm për operacione ndikimi, propagandë dhe rrjete radikalizimi, me lejen e qeverisë dhe të shërbimeve të inteligjencës.
“Serbia ka edhe zyrën që udhëhiqet nga ish presidenti i Serbisë për marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën, nga viti 2021 me 3 dhjetor Rusia dhe Serbia kanë një marrëveshje për çështje të inteligjencës e ashtuquajtur marrëveshja për luftimin e revolucioneve shumë ngjyrësh që është treguar efektive jo vetëm kundrejt Kosovës dhe kundrejt Serbisë kundrejt protestuesve atje në Serbi e tillë është shfrytëzuar për modele të ndryshme ata mund ta shuajnë si çështje por vazhdon funksionimi me metoda të ndryshme, vetëm sa e kanë zyrtarizuar më shumë këtë çështje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë, këta kanë dhënë një argument së fundmi kjo shpërfaqja e kërcënimeve që i bënë Serbia është shpërfaqur në senatin amerikan tashmë madje shkel edhe të drejtat e shqiptarëve në serbi, e shpërfaqur jo vetëm në mediet në Kosovë por edhe në ato të rajonit veprimet e Serbisë kundrejt serbe që u bënë për të votuar dhe për çështje të ndryshme , përveç tjerash tashmë influenca e Serbisë është më shumë negative dhe është duke u shpërfaqur në vetëdijen ndërkombëtare që tashëm në raporte të ndryshme janë duke shfaqur fytyrën e vërtet të Serbisë”, thotë Kuçi,
Në këtë kontekst, problemi thelbësor, sipas njohësve të sigurisë, nuk është rekrutimi i tyre, por kthimi i tyre në Ballkan, gjë që do të duhej të paraqiste alarm për rajonin.










