Grushti i shtetit në Mianmar: Policia përdor ujë me presion kundër mijëra protestuesve

Vazhdojnë protestat në Mianmar, për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi. Policia ka përdorur ujë me presion ndaj protestuesve në një një grevë mbarëkombëtare kundër një grushti shteti ushtarak. Media shtetërore ndërkohë ka paralajmëruar se do të merren masa për personat që kërcënojnë sigurinë publike.

Javën e kaluar ushtria mori pushtetin pasi tha se zgjedhjet ishin të manipuluara pavarësisht se nuk kishte asnjë provë. Mianmar gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit ndërsa pushteti është në duar të komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Win Myint, ndodhen në arrest shtëpie.

Për sa i përket ushtrisë, ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë që nga marrja e pushtetit. Sidoqoftë, ushtria ka marrë kontrollin e medias shtetërore, e cila lëshoi ​​një paralajmërim të shkurtër për protestuesit të hënën. Gjeneralët kanë marrë në dorë kontrollin duke zëvendësuar ministrat dhe deputetët, përfshirë financat, shëndetësinë, gjithashtu është ndaluar edhe përdorimi i internetit.

Facebook, i cili është veçanërisht i popullarizuar, është bllokuar, së bashku me Twitter dhe Instagram.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu