Papa Françesku i është bashkuar zërave kritikë ndaj autoriteteve të Mianmarit për krimet ndaj popullsisë muslimane. Ndërkohë, sot Vatikani ka njoftuar se Qeveria në Mianmar e ka ftuar papën që të realizojë një vizitë në nëntor, në këtë vend me shumicë të banorëve të besimit budist, raporton The Guardian, transmeton SHENJA.
Gjatë një adresimi për publikun, papa Françesku ka dënuar persekutimin e “vëllezërve robinja”, siç ka thënë ai.
Gazeta shkruan vizita e papës është mbështetje për lideren e zgjedhur të vendit, laureaten e çmimit Nobel, Au San Su Ki përballet me presion të madh pasi gjendet midis presionit që ushtron ushtria e fuqishme e vendit dhe nacionalistëve budistë. /Shenja