Guardiola i tregon “vendin” Mourinhos, City mposht bindshëm Tottenhamin

Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të javes së 24-të të Premierligës.

“Citizens” ishin në kontroll pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Tottenham kërkonte të eksploronte hapësirat përmes kundërsulmeve.

Golin e parë e shënoi Rodri, pas një penaltie të dhuruar në favorin e Cityt. Spanjolli shënoi në min (23’).

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të Manchester Cityt.

Në pjesën e dytë, City ishte kërkues dhe këtë e tregoi edhe rezultati.

Ishte lojtari i muajit në Premierligë, Ilkay Gundogan i cili dyfishoi rezultatin në min (50’).

Gundogan e trefishoi rezultatin në minutën e (66’) për të shënuar golin e dytë personal këtë ndeshje dhe për të shënuar golin e 11-të këtë sezon në Premierligë.

City qëndron në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Tottenhami mban pozitën e tetë me 36 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu