Guterres: Pandemia ka lëshuar një ‘cunami të urrejtjes e ksenofobisë’

Pandemia e koronavirusit të ri SARS-CoV-2 ka çliruar një ‘cunami të urrejtjes e ksenofobisë’, vlerësoi Sekretari Gjeneral i OKB’së, Antoinio Guterres.

Guteres bëri thirrje, pa emëruar vende të caktuara, që të bëhen përpjekje gjithëpërfshirëse që të ndalohej një gjendje e tillë.

Ai shtoi se posaçërisht janë të goditur imigrantët dhe refugjatët që, sipas tij, janë fajësuar si burim i viruseve dhe të cilëve ju është penguar qasja në shërbimet mjekësore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së i bëri thirrje mediave që të hiqen “përmbajtjet raciste dhe të dëmshme”, e institucionet e arsimit të përqendrohen në edukimin digjital në këtë kohë kur po vazhdon përhapja e lajmeve të rreme në internet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu