Aktorja e njohur për rolin e saj si Gylseren në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’ bashkë me disa aktore të tjera, kanë hedhur në gjyq kompaninë EndemolShine për shkak se kompania në fjalë nuk i ka paguar siç kanë rënë dakord.
Gylseren, Xhansu, Hazal, Gymyshi dhe shumë të tjerë kanë hedhur në gjyq kompaninë e cila shpalli falimentimin në muajin Korri, transmeton InfoShqip.com
Gylseren akuzon kompaninë se nuk e ka lajmëruar pë shitjet e serialit jashtë vendit dhe nuk ka marrë 3 përqindshin e caktuar në fillimin dhe kështu kompania bie ndesh me kontratën.
‘Fate të Kryqëzuara’ është regjistruar si seriali më i shikuar i 2016, duke u shitur mjaft edhe jashtë Turqisë./Infoshqip.com










