Hahn jep lajmin e madh: Në verë Shqipëria të bëhet gati për në BE

Bashkimi Evropian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Republikës Maqedonase, duke zgjeruar bllokun e vendeve anëtare nga Ballkani Perëndimor, kjo sipas komisionerit të zgjerimit Johannes Hahn.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” të botuar këtë të enjte, Hahn është shprehur:

”Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë, me gjasë deri në verë, që vendet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të kaluarën dhe kështu janë të kualifikuar për këtë hap.”

Shqipëria është kandidate për të hyrë në BE që prej vitit 2014.

Republika e Maqedonisë ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe kohët e fundit ka bërë një shtysë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë fqinje që daton qysh nga pavarësia e ish-rajonit të Jugosllavisë në vitin 1991.

Të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedoni, do të bashkohen me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat filluan bisedimet e pranimit në vitin 2012 dhe 2014 dhe mund të bëhen anëtarë të BE që nga viti 2025.

Por, a është BE-ja zgjidhja?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu