Paris Saint Germain janë të gatshëm të ndërhyjnë sërish në tregun e transferimeve për të sjellë emra të mëdhenj në ‘Parkun e Princave’.
Pas dështimit për të dytin vit për të hyrë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, liderët e Ligue 1 kanë filluar të mendojnë për afatin kalimtar të verës.
Philippe Coutinho i Barcelonës, është dëshira e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
Mediet në Francë shkruajnë se Nasser Al-Khelaifi synon transferimin e Coutinhos, si shenj hakmarrje për Barcelonën, që në afatin kalimtar të dimrit ia rrëmbeu nga duart mesfushorin e Ajaxit, Frenike de Jong.
Coutinho te Barcelona është transferuar në janar të vitit 2018 për 120 milionë euro, shumë e cila do të mund të rritet deri në 160 milionë në bazë të performancës së lojtarit.
Reprezentuesi brazilian ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, dhe klauzola e tij është 400 milionë euro.










