Veprimtari Halil Geci ka reaguar ashpër kundër Listës Serbe dhe partive opozitare shqiptare, duke i akuzuar se po bllokojnë proceset shtetërore dhe po minojnë integritetin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai tha se Lista Serbe vepron për llogari të Beogradit dhe Moskës, ndërsa opozita shqiptare e ka fuqizuar atë me privilegje e pazare politike.
“Kosova nuk është për tradhtarë! Kosova është e jona – çdo centimetër i saj do të mbrohet. Populli do t’ua tregojë vendin me votë,” – theksoi Geci.
Postimi i plotë:
KOSOVA NUK ËSHTË PËR TRADHTARË!
KOSOVA ËSHTË E JONA – ÇDO CENTIMETËR I SAJ DO TË MBROHET!”
Lista Serbe dhe aleatët e saj po përpiqen të fshijnë emrin dhe simbolet e shtetit tonë.
Kjo listë është mbrojtur e përkrahur nga tradhtarët shqiptarë, të cilët sot bllokojnë çdo proces legjitim dhe sfidojnë shtetin e Kosovës.
Ish-pushtetarët dhe opozitarët që i mundësuan këto privilegje u pasuruan duke favorizuar armiqtë e Kosovës.
Çdo kërkesë që ka bërë Lista Serbe – nga “zajdnica” me kompetenca ekzekutive, deri te falja e 40 kishave shqiptare – iu është plotësuar nga ata që sot po bërtasin për patriotizëm.
Sipas Planit të Ahtisaarit, Listës Serbe iu dhanë 10 vende të garantuara në Parlament, edhe pse serbët përbëjnë vetëm rreth 4% të popullsisë së Kosovës. Kjo duhej të ishte fazë kalimtare, por opozitarët e mbajtën gjallë këtë mekanizëm në bashkëpunim me Beogradin dhe e përdorën për interesa të tyre politike.
Sot, Lista Serbe nuk i përgjigjet Kosovës, por Beogradit dhe Moskës. Qëllimi i tyre është i qartë: të fshijnë nga Kushtetuta dhe dokumentet zyrtare emrin “Republika e Kosovës”, stemën dhe çdo simbol të shtetit që ata nuk e njohin.
Fuqinë juridike kësaj liste ia dhanë opozitarët e djeshëm, që sot bashkë me të bllokojnë Parlamentin dhe proceset e shtetit. Ata heshtin për krimet e luftës dhe pasluftës, ndërsa përpiqen të kontrollojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve shqiptarë.
Një pyetje për opozitën:
A keni guxim t’u tregoni qytetarëve se çfarë po kërkoni me votën tonë?
Kur ishit në pushtet, ndihmuat serbët të ndërtonin koloni dhe shtëpi në Luginën e Dillit e në Mitrovicë, hapët tendera me Listën Serbe dhe Radojçiq, u pasuruat dhe u bëtë milionerë, ndërsa sot po tentoni të paraqiteni si shpëtimtarë.
Populli po ju sheh qartë: veprimet tuaja e dobësuan shtetin, fuqizuan Listën Serbe dhe minuan integritetin e Kosovës.
“Ne, si popull dhe si votues, do t’i përballojmë këto sfida. Nuk do të lejojmë askënd ta shesë atdheun tonë. Sot është koha ta mbrojmë Kosovën me votë.
Pikërisht vota do t’ua tregojë opozitës vendin dhe vlerën e saj.”