Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur edhe për postin e presidentit.

Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.

“Dhe duhet ta mbështes idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, tha ai në RTV21.

Haliti u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.

Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte.

“Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, tha ai, duke shtuar se në PDK e ka aureolën e liderit të madh në parti.

Ai tha se PDK-ja është partia e vetme që mund ta sfidojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

“Tani për tani kush do me sfidu, LDK-ja?… Unë mendoj në qoftë se duam mundemi me bo shumë, shiko janë disa pengesa që unë nuk mundem me i zbërthy, por janë disa pengesa që na kanë detyru ndoshta nganjëherë edhe të heshtim dhe besoj që të bëhet më mirë”, shtoi deputeti PDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu