Shtetet e interesuara për amëpushim midis Izraelit dhe grupimit Hamas ja dolën që midis palëve të kishte armëpushim prej 4 ditorësh për shkak të viktimave të shumta në pothuajse dy muaj konflikt.
Sot është dita e fundit e armëpushimit dhe shtetet si Amerika, Egjipti dhe Katari janë të interesuara që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të zgjasë edhe për dy ditë të tjera. Egjipti dhe Katari janë afër arritjes së marrëveshjes me Izraelin për t’a zgjatur amëpushimin referuar Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror të Egjiptit Diaa Rashwan.
“Zgjatja me dy ditë do të përfshinte lirimin e 20 Izraelitëve dhe 60 Palestinezëve, me lirimin e 11 Izraelitëve negociatat vazhdojnë për lirimin e 33 palestinezëve” – tha Rashwan.
Nga ana tjetër Hamas ka thënë se armëpushimi duhet të zgjatet edhe me 4 ditë të tjera për lirimin e më shumë palestinezëve nga ana e Izraelit.







