Hamasi i dorëzon Izraelit listën e pengjeve që pritet të lirohen sot

Lista e grupit të gjashtë të pengjeve që pritet të lirohen sot, i është dorëzuar qeverisë izraelite. Një grup tjetër prej 12 pengjesh, 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan nga Hamasi të martën, sipas zyrtarëve. Tridhjetë palestinezë u liruan gjithashtu nga burgjet izraelite.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn sot në ditën e fundit. Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet sërish, por dhe Hamasi ka treguar gatishmëri për zgjatje.

Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu