Hamza: Në PDK s’ka vendim për përjashtim të Ramiz Lladrovcit, jemi gati për fitore më 28 dhjetor

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media, ka thënë se s’ka ndonjë vendim në PDK që thotë se Ramiz Lladrovci është përjashtuar nga PDK.

Ai ka thënë se është i bindur që do të vazhdojnë bashkë për të maksimalizuar votën për PDK-në.

“Tek cështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në:”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e partisë, pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë. Ai tha se PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe se do të dalë fituese.

“Më 28 dhjetor, PDK është gati për fitore. Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe një qeveri që punon, që bashkëpunon me akterë të brendshëm dhe partnerë të jashtëm, si dhe që jep rezultate. Jo për improvizim, ndarje dhe ikje nga përgjegjësia. Jemi të bindur dhe besojmë thellë se bashkë me qytetarët, ne do ta hapim një kapitull të ri për vendin”, ka thënë ai.

Hamza ka njoftuar se Kryesia e PDK-së ka marrë vendime kyçe organizative për mobilizimin në çdo komunë, në çdo lagje, me çdo strukturë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu