Hapet Xhamia e Madhe e Ajasofjes për faljen e namazit (VIDEO)

Xhamia e Ajasofjes sot rihapet sërish për adhurim me namazin e xhumasë për herë të parë pas 86 vitesh. Megjithë protestat në të gjithë botën Gjykata më e lartë administrative në Turqi vendosi që vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne i vitit 1934 për ta shndërruar Hagia Sofinë në muze ishte i paligjshëm.

Në këtë mënyrë Hagia Sofia mund të përdoret përsëri si xhami. Hagia Sofia nuk është vetëm monumenti i Stambollit, por edhe simboli më i njohur turistik i Turqisë. Kupola masive me tulla dhe afresket e hollësishme tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe prandaj kjo ndërtesë ka edhe statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu