Haqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar se është drejt hapave të parë për krijimin e një partie të re politike, të bazuar në përfaqësim të ndershëm dhe interesat e qytetarëve.

Në një mesazh falënderimi drejtuar banorëve të komunës dhe diasporës, Ramadani tha se kërkesa për “ndryshim të vërtetë” e shprehur nga qytetarët gjatë takimeve të fundit është bërë shtysë për të ndërmarrë një hap të ri politik.

Ai theksoi se në muajt e ardhshëm do të vazhdojë konsultimet me qytetarët dhe diasporën për të ndërtuar një platformë gjithëpërfshirëse, duke paralajmëruar se “nëse partitë politike nuk e dëgjojnë zërin e popullit, ne do të jemi aty për të sjellë ndryshimin”.

Ramadani konfirmoi se deri në finalizimin e strukturimit politik, ai do të vazhdojë aktivitetin në sektorin privat, duke mbetur aktiv në jetën shoqërore dhe pranë qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu