Haradinaj dëshiron koalicion me Vetëvendosjen për t’u bërë president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po dëshiron që me çdo kusht të bëhet president i Kosovës.

Haradinaj për t’u bërë president i Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme, e për këtë ai duhet që të hyjë në koalicion me një nga partitë e mëdha të cilat do të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kreu i AAK-së shprehet i hapur për të bashkëpunuar dhe një koalicion me Vetëvendosjen që shihet gjerësisht si fituese e zgjedhjeve.

“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të”, thotë Haradinaj për “Balkan Talks”, transmeton InfoShqip.com

Haradinaj në zgjedhjet e 14 shkurtit e ka përqendruar të gjithë fushatën se ai duhet të jetë Presidenti i ardhshëm në vend.

Kujtojmë se pavarësisht bashkëpunimit që shpreh Haradinaj, Vetëvendosja ka si kandidate për postin e presidentit Vjosa Osmanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu