Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, i cilëson si tejet të rëndësishme deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili dje tha se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda këtij viti.
Haradinaj tha se ka deputetë të Listës Serbe që nuk janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, pasi është edhe në të mirën e tyre.
Kryetari i Komisionit tha se janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së.
Kjo, sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.










