Gazeta “Lajm” ka realizuar një bisedë të shkurtër telefonike me Daut Haradinajn, vëllain e ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Për shkak të gëzimit dhe emocioneve ai nuk ishte në gjendje të flasë gjatë.
“Urime juve që na keni përkrahur, urime gjithë shqiptarëve dhe urime dhe falënderime të posaçme edhe për shqiptarët e Maqedonisë që na kanë përkrahur gjatë këtyre muajve. Me të vërtetë sot nuk mundem të flas më shumë”, deklaroi Haradinaj për Gazetën “Lajm”, dukshëm i gëzuar nga informacioni pozitiv që erdhi sot nga Franca, jo vetëm për familjen Haradinaj dhe për Kosovën, por për mbarë shqiptarët.