Ish-kryetari i Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini.
Në deklaratën e tij, Haradinaj përdori gjuhë të rëndë dhe ofenduese, duke thënë: “Kur kom luftu unë, ky flokqi Albini ka qenë dhëndër i ministrit të Serbisë”, një koment që ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy është mungesa e reagimit nga moderatori i emisionit, Ermal Panduri. Panduri nuk ndërhyri dhe as nuk e dënoi këtë deklaratë gjatë transmetimit, pavarësisht tonit të ashpër dhe përmbajtjes së saj./INA.










