Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot shëtitjet nëpër bjeshkët e Kosovës.
Derisa dje Haradinaj ishte në kufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, ai sot vizitoi një tjetër pjesë.
Shefi i ekzekutivit shihet në kufirin Kosovë-Mali i Zi-Serbi.
Haradinaj ishte në Bjeshkët e Podgurit, më saktësisht te Liqeni i Shatrit.
Këto dy ditë vikendi, kryeministri i shfrytëzoi për të dal në shëtitje për të parë bukuritë e Kosovës në kufi me shtetet tjera.












