Haradinaj: Jam i gatshëm qysh sonte të votoj për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Daut Haradinaj nga AAK sonte në Rubikon ka thënë se qysh sonte do të shkonte në Kuvend ta votonte shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën e quan raciste, transmeton Periskopi.

Haradinaj thotë se Specialja është betejë e Kosovës.

‘’Më dhimbsen djemtë e Kosovës kur e shohim që Serbia e Rusia gjithë ditën transmetojnë kronika nga Haga. Duhet ta fitojmë këtë betejë sepse është e Kosovës, jo e Thacit dhe e Veselit’’, ka thënë ai.

‘’Unë jam kundërshtar permanent i kësja gjykate, sepse është raciste. Jam i gatshëm që sonte të votoj për zhbërjen e Gjykatës Speciale.’


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu