Haradinaj: Ka ardhur koha që unë të jem president

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se ka ardhë koha që ai të zgjidhet president i vendit. Thotë se e ka marrë seriozisht kandidaturën e tij për president të vendit dhe mendon se ky është veprimi më i drejtë.

“Qysh e kam pa që ka ardhur puna, po”, u përgjigj Ramushi në emisionin “Tète a Tète” kur u pyet nëse ‘e ka pernime për tu bërë president?”.

“Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime”, tha Haradinaj.

Si president i pari i AAK-së mendon edhe të pensionohet nga politika.

“Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, tha Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu