Haradinaj kujton vëllain e humbur 21 vite më parë: U bë mburojë për popull e atdhe, që të jetojë i lirë shqiptari

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj i cili 21 vite më parë ra në betejën e Maznikut ndaj Serbisë.

Haradinaj thotë se Shkëlzeni u bë mburojë për atdhe dhe popull që sot shqiptari të jetojë i lirë. Shkëlzen Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së.

Ramush Haradinaj ka humbur tre vëllezër Shkëlzenin, Enverin dhe Luanin teksa sot gjallë është vetëm ai me Daut Haradinajn që janë së bashku deputetë të partisë AAK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu