Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, në fjalën e tij gjatë seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ka treguar arsyet se pse do të përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën shprehet ilumtur që po rrëzohet kjo Qeveri e cila i ofroi Serbisë dalje në detin Adriatik.
Ai më tej ka thënë se qysh nga fillimi AAK ka deklaruar se kjo Qeveri është jetëshkurtër, e cila shkaktoi shumë dëme duke filluar nga diskriminimi buxhetor në zona të caktuara, heqja e taksës dhe mosnegociimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerin e tij të koalicionit, madje edhe për deklatatat e ministrave të ndryshëm derisa kanë mbajtur këtë post.
“Qysh në fillim ne si Aleancë e kemi konsideru se kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë dhe më vjen mirë që shumica e deputetëve janë pjesëmarrës në këtë sallë për të ia marrë mandatin kësaj Qeverie. Disa nga arsyet pse ne do të votojmë pro mocionit të mosbesimit janë:
Diskrimini buxhetor i zonave të caktuara ku pamëshirshëm janë sakatu projektet më vitale
Heqja e taksës dhe mosnegocimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse taksa e ndali ndarjen e Kosovës pse kjo taksë tashmë u hek? I kemi raportet skajshmërisht të këqija me SHBA-të.
Në anën tjetër, një ministër shkarkohet për një deklaratë mediatike, ndërsa një tjetër nuk shkarkohet për një mendim personal në lidhje me koridorin që i ofrohet Serbisë për në detin Adriatik.
Zoti Kurti tentoi të krijojë monopol dhe filloi të na trajtojë sikurse ne nga opozita nuk jemi të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se kjo seancë është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët pas shkarkimit të anëtarit të tyre, Agim Veliut, nga posti i ministrit të Brendshëm dhe Adminitratës Publike, kanë marrë këtë vendim për rrëzimin e kësaj Qeverie.










