Haradinaj mesazh për Serbinë: Përgjigjen e ’98 do të merrni gjithmonë prej shqiptarëve

Pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Colmar-it për me 6 prill, duke i dhënë edhe një muaj kohë Serbisë për mbledhjen e provave të reja, Ramush Haradinaj i’u është drejtuar bashkatdhetarëve atje, duke i falenderuar për mbështetjen e tyre.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, Tomislav Nikoliq dhe Ivica Daçiq, gjithmonë do të marrin përgjigjen e vitit 1998 nga shqiptarët.

“Unë kam dy muaj këtu, dhe dua t’u them që edhe pse është një situatë jo e mire,  ndjehem shumë i përkrahur, shumë i nderuar prej popullit, prej bashkatdhetarëve. Ne e kemi dhënë një betim si shqiptarë, se Vuçiqi, Nikoliqi e Daçiqi, atë përgjigje që ua kemi dhënë në ’98-n atë do marrin gjithmonë prej shqiptarëve. Do mësojne të gjithë me jetu me shqiptarët e me të drejtën e shqiptarëve sepse jemi në të drejtën tonë”, ka thëne Haradinaj./Shqiperiaime.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu