Haradinaj: Në javën e fundit të korrikut, Kosova do të jetë me Qeveri të re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka theksuar se në javën e fundit të korrikut do të formohet Qeveria e Kosovës”.

Haradinaj ka thënë për “RTV Dukagjini” se vendit nuk duhet t’i ndodhë skenari i vitit 2014, kohë kjo kur, sipas tij, “kishin një përvojë të bllokadës së institucioneve, e ku si rezultat i zhgënjimit mbi 100 mijë qytetarë u larguan nga Kosova”.

“Unë po them që Kosova do ta ketë Qeveri në afat rekord kohor. Nesër në takim – nëse realizohet – do t’i ftojë për me marrë pjesë ne Ekzekutiv, Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Lidhjen Demokratik të Kosovës (LDK) dhe Listën Serbe”, ka shtuar Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu