Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, në një postim të publikuar sot në Fcebook, shkroi se pas pak pritet të fillojë ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit, ku presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë fjalim.
“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.
Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”










