Haradinaj: Për pesë minuta mund të merrem vesh me Kurtin për krijimin e qeverisë

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për një bashkëpunim me kreun Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se mund të merrej vesh për pesë minuta me liderët politikë në vend për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Sa më përket mua mujt. Unë i qes katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme. Përballja me Serbinë pa kompromis, njohja reciproke, pa kompromise në territor në rregullim të brendshëm e të tjera. Është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në kohë optimale e nëse jo referendum për bashkim në union. Marrëdhënia bilaterale e besueshme me Amerikën pa alternativë si dhe integrimi në BE,”-ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu