Haradinaj pranon dorëheqjen e ministres Reshitaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sapo e ka pranuar dorëheqjen e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Haradinaj ka thënë se në letrën e saj ministrja Reshitaj këtë vendim e ka arsyetuar me motive personale, të cilat tha se do t’i respektojë.

“E falënderoj ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më herët, Albena Reshitaj ka bërë publik lajmin për dorëheqjen e saj nga posti i ministres.

Reshitaj ishte ministre nga partia AKR e Behgjet Pacollit, parti kjo që është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë e minoriteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu