Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi me nënën e tij për 8 mars, ku ka thënë se gruaja ka qenë gjithmonë shtyllë në përballje me sfidat e popullit të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se na takon të gjithëve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri, teksa i ka bashkangjitur postimit edhe një fotografi me nënën t ij.
“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar Haradinaj.
FOTO:










