Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka refuzuar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar hapat rreth ngërçit për çështjen e zgjidhjes së presidentit.
Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim dhe diskutim me Haradinajm ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.
“Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak. Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike”, tha Lushaku-Sadriu.










