Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka emëruar Lulzim Rafunën, ministrin e ri të Financave.
Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i Ministri në detyre të Financave, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vendosur që këtë post të mos e lë bosh. Në vend të Hamzës, ai ka emëruar si Ministër të Financave,Lulëzim Rafunen.
Kështu bëhet e ditur në vendimin që Gazeta inFokus e ka siguruar, vendimi i cili është marrë në mbledhjen që qeveri ka mbajtur gjatë ditës së sotme.
Lulzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish ministri Bedri Hamza.
Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Më poshtë Gazeta inFokus ju sjellë vendimin e siguruar.










