Kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet se shumë shpejt do të jetë e qartë situata politike në Kosovë. I pyetur nëse do të jetë kryeministri në shtator, Haradinaj tha se nuk është thjesht çështje numrash, por edhe projekti politik.
“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë. Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë. Mendoj se një qartësi politike do të vije shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”., – tha ai në konferencë për shtyp. /albeu









