Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi sot nga kreu i shtetit të Kosovës që menjëherë të nis ushtrinë drejt Kroacisë për ta ndihmuar për përballimin e situatës pas tërmetit, që u godit dje dhe sot në mëngjes. Haradinaj tha se Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës duhet menjëherë të dërgohet drejt Kroacisë.
“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, shkroi Haradinaj në rrjetet sociale.
“Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.RH’, shtoi ai.
Ja porosia e plotë e kreut të AAK-së:
“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.“- shkruan Haradinaj.









