Kryeministri i Kosovës ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjet e ditës së kaluar që sollën arrestimin e Marko Gjuriqit në Kosovë, shkruan albeu.com.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e Listës Serbe se do të formojë njëanshëm Asociacionin, Haradinaj e ka vlerësuar si të nxituar. Ai ka dalë kundër formimit të njëanshëm dhe ka shtuar se i ka bërë lutje Marko Gjuriqit që atë ditë të mos vinte në Kosovë.
Ndërsa në lidhje me largimin e listës Serbe ai ka thënë se puna vazhdon dhe nuk do të japë dorëheqje. Sipas tij, nuk do të rrëzohet qeveria që udhëheq./albeu.










