Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka treguar prioritetet që kanë si pjesë e koalicionit në Qeverinë Hoti.
Haradinaj me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar se tri prioritet e kësaj Qeverie do të jenë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës
Ai këtë e ka bërë të ditur pasi sot gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të udhëhequr nga kjo parti.
Postimi i plotë:
‘Gjatë ditës së sotme kam zhvilluar një takim pune me kryetarët e Komunave, të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe masat e ndërmarra nga Komunat në këtë kohë kritike.
Po ashtu, shqyrtuam prioritetet e AAK-së dhe përgjegjësitë tona në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme. Aleanca konsideron se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës.”