Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se rezultati i partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit është konfirmuar, dhe sipas tij, është 8 për qind.
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se kjo përqindje në mandate përkthehet në 9 deputetë, transmeton Klankosova.tv.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, sot ka fituar demokracia jonë, dhe atë fjalë juve. Kemi një pjesëmarrje të respektueshme, dhe ju falënderoj që e mbani gjallë demokracinë tonë, ju shprehim mirënjohje të veçantë diasporës tonë, që edhe kanë votuar atje ku jetojnë, edhe kanë ardh këtu”.
“Për ne Aleancën është konfirmuar rezultati, 8%, që është rreth 9 mandate, këtë ua konfirmojmë me siguri nga informatat tona. Kuptohet e mirëpresim rezultatin final. Ky rezultat na bën krenarë me punën tonë”, u shpreh ai.










