Haradinaj u foli gjykatësve në gjuhën frënge, ja çfarë u tha

Pak para se gjykata franceze të vendoste lirimin e tij me kusht, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i është drejtuar në frengjsht trupit gjykues.

Ramush Haradinaj në fillim të fjalës së tij në Gjykatën e Colmarit, ka thënë se akuzat e Serbisë ndaj tij janë politike, raporton “Gazeta Express”.

“Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike. Ajo që po bëni ju këtu, është abuzim i të drejtave të njeriut”, u tha në gjuhën frënge Haradinaj gjykatësve.

Pas seancës ka folur edhe avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, e cila ka thënë për mediet franceze se kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi duhet të refuzohet nga drejtësia franceze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu