Haradnaj për BBC: Kosova nuk identifikohet aspak me fenë Islame shumë pak e praktikojm

Në emisionin e njohur të BBC “Hard Talk” Ramush Haradinaj është pyetur nga gazetari Stephen Sackur nëse Kosova përballet me paragjykime nga vendet e Bashkimit Europian, për faktin se shumica e popullsisë i takon besimit islam.

Haradinaj ka dhënë një përgjigje të vendosur duke thënë “jo”.

“Ata europianët e dinë se kush jemi. Ne jemi popull i Nënë Terezës, Skënderbeut, Rita Orës, Dua Lipës” ka thënë Haradinaj.

BBC, kreun e Qeverisë së Kosovës e ka përballur me temën e radikalizmit dhe kosovarët që në zonat e konfliktit kanë shkuar në numër të madh. Haradinaj ka theksuar se për shqiptarët nuk është primar identifikimi me fenë, por me kombin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu