Atë që deklaronte në Athinë, Besnik Hasi e ka përsëritur edhe në Beograd. Trajneri i Olympiacos, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme me Partizanin e Beogradit, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League, është ngacmuar sërish nga gazetarët në lidhje me origjinën e tij, veçse kësaj radhe kanë qenë gazetarët serbë ata të cilët e kanë provokuar.
“Jam kosovar i Shqipërisë dhe këtë e dinë të gjithë, kam pasaportë shqiptare, kam qenë kapiten i Kombëtares shqiptare, çfarë ka këtu për t’u habitur” – është përgjigjur me qetësi Besnik Hasi, ndërsa më pas ka plasur qetësia dhe nuk ka pasur reagime të mëtejshme. Sonte me siguri Hasi do të provokohet sërish nga tifozët vendës, por ai vijon punën e tij si profesionist, pa mohuar orgjinën e tij.