Hati konfirmon ndarjen nga Jashari: “Jam e lumtur. Vendimi ka qenë i imi”

Në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”, influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh.

Ajo ndau me publikun detaje të jetës së saj personale.

Hati theksoi se vendimi për t’u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“VENDIMI KA QENË I IMI, EDHE FAMILJA DO LUMTURINË TIME DHE PËRDERISA SHOHIN QË UNË JAM E QETË, JAM E LUMTUR DHE ATO JANË TË LUMTUR,” u shpreh ajo.

“Jam në shërim e sipër unë jam e re dhe jeta vazhdon”, shtoi Hati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu