Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala, teksa ka publikuar edhe një fotografi me të.
Vitin që lamë pas, Shala ishte deklaruar fajtor para Gjykatës Speciale në Hagë. Ai e ka pranuar fajësinë për akuzën e frikësimit të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë, pas një marrëveshje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Më 4 shkurt 2025, është shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe dy të akuzuarve tjerë, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, ku trupi gjykues i pranoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.










