Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka ironizuar pas zgjedhjes së Qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn.
“Fishekzjarret le t’i lëshojnë edhe në Beograd”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook duke iu referuar festës jashtë Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së Qeverisë.
Vetëvendosja, LDK-ja dhe Alternativa kanë lëshuar sallën kur është votuar Qeveria Haradinaj./InfoShqip