Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do ta deklarojnë pasurinë gjithashtu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ligjin për konfiskim të pasurisë. Ajo ka dhënë detaje shtesë për këtë ligj, teksa ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.

“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë. Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave, pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha ndër të tjera Haxhiu .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu