Hazard nuk do ta veshë fanellën me numër 10 te Reali

Real Madridi tashmë ka ndarë një numër të fanellës në rast të blerjes së Eden Hazardit.

The Sun raporton sot se sulmuesi belg do të veshë fanellën me numër 7 te skuadra e re e Los Blancps.

Chelsea dëshiron që marrëveshja të përfundojë me një shumë që arrin rreth 130 milionë euro.

Edhe pse Hazard është vendosur të bëhet nënshkrimi i parë i madh i trajnerit Zinedine Zidane, ai nuk do të lejohet të veshë fanellën me numrin e tij të preferuar – 10.

Klubi nuk është i gatshëm t’ia marrë këtë numër mesfushorit kroat, Luka Modric, i cili fitoi vitin e kaluar Topin e Artë. Në vend të kësaj, Hazard do të marrë numrin shtatë – i cili i përkiste Cristiano Ronaldos para se të largohej për te Juventusi.

Ndryshe, sulmuesi francez Mariano Diaz për momentin e vesh fanellën me numër shtatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu