Hazard po “luan”, rikthehet në stërvitje dhe nis vrapimin

Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid. Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me dëmtimet, më të fundit në 4 shkurt.

Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.

Klubi madrilien njoftoi se Hazard ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.

Hazard mund të rikthehet në formacionin startues të Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu