Heqja e simboleve të Kosovës nga kryetarët në veri, Haradinaj kërkon veprim nga ndërkombëtarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore kanë hequr simbolet e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi në Facebook, ai ka kërkuar urgjentisht që t’i rikthejnë këto simbole në vendin ku u takon, transmeton Klankosova.tv.

Derisa Haradinaj kërkoi edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to.

“I përgëzoj të gjithë kryetarët e komunave që kanë dhënë betimin, me theks të veçantë 5 kryetarët prej radhëve të AAK dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve dhe gjithmonë në përputhje me ligjin e Kushtetutën”, shkroi pos tjerash ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu