Hidhërim dhe revoltë nga Fatmir Mediu. Mesazh për ndjekësit

Kreu i PR-se, Fatmir Mediu përmes një mesazhi të gjatë në faqen e tij në Fb ka numeruar falenderime me radhë për votuesit e Vorës e Kavajës, per kryebashkiakun e Vorës, për ish deputetin Besnik Mustafaj dhe për bashkëpunëtoret e ngushte te tij republikane per cdo vote te PD, por nuk ka thene asnje fjale per kreun e PD-se, Lulzim Basha.
Sipas tij, “Kemi nevoje per nje reflektim te thelle te gjithsejcilit. Dashuria per njerezit dhe jo e kunderta, bashkimi dhe jo ndarja eshte rruga qe e djathta do di te rikthehet forte, duke vleresuar cdo vlere e kontribut te se saj, te djeshem te sotem dhe te ardhem”.

Mesazhi i Mediut

Te dashur miq
Dua te falenderoj te gjithe votuesit e Vores qe edhe njehere dolen fitimtare perballe gjithe makines shtetrore, blerjes masive te votes.

Edhe njehere demokratet e Domjes, Vores, Berxullit, Prezes njerezit e thjeshte qe duan lirine dhe dinjitetin e tyre, treguan se jane ata qe vendosin me vote, te ardhmen nuk e vendos paraja dhe krimi por vota e tyre.
Falemderime per cdo votues te thjeshte strukturat e PD dhe PR, por vecanerisht kryetarit te Bashkise Vore Fiqiri Ismaili njeri i drejte, punetore dhe fitimtare i perhershem.

Po ashtu dua te falenderoj gjithe votuesit e qarkut Tirane.

Kavaja tregoj se eshte Kavaja e demokracise dhe se Isa(Taku) Sakja do jete kryetar.

Falenderim te gjithe njerezve te mi te gjakut ne Kavaje dhe Rrogozhine per mbeshtetjen e tyre.

Dua te falenderoj gjithe Republikanet te cilet punuan per cdo vote per Partine Demokratike.

Kam bindjen se shpirtin e te Djathtes nuk mund ta thyej kush pavaresisht disfates.

Dua te falenderoj Blendin nje nga kandidatet e jashtezakonshem.

Dashamir Tahirin qe dhe pse padrejtesisht e sakrifikuan tregoj se i perket komunitetit Cam dhe te djathtes,

Falenderoj kandiidatet e tjere te mrekullueshem Flamurin, Ahmetin, Gencin Dorin, Gencin, Hysenin, Fisnikun, Cimin, Besnikun, Bardhin e shume te tjere.

Miqte e mi Besnik Mustafaj dhe te palodhurin Jemin Gjana.

Falenderoj cdo anetar dhe drejtues te PD qe pata fatin te punoj.

Njerezit e mire, Pellumbin, Sybiun, Ramazanin, Kamberin, Demi, Vehbiu, Mondi, Erzeni, Astriti, Hebibi, Kujtimi, Xhemali, Fatmiren Ambren e jashtezakonshme, Ymeri, Ardiani, Abedini, Hajdari, Durimi Shkelqimi, Fred Avdiu, Denisi, Besimi Dashi e shume e shume te tjere mijera miq te vjeter e te rinj

Kam bindjen se per te ndertuar kerkon shpirt dhe ide, kerkon kontributin e gjithsejcilit.

Kemi nevoje per nje reflektim te thelle te gjithsejcilit. Dashuria per njerezit dhe jo e kunderta, bashkimi dhe jo ndarja eshte rruga qe e djathta do di te rikthehet forte, duke vleresuar cdo vlere e kontribut te se saj, te djeshem te sotem dhe te ardhem.

Me shume dashuri vleresim dhe respekt

Miku juaj
Fatmir Mediu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu